Begaj në Dibër, merr pjesë në mbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”: Trashëgimia kulturore, jo vetëm kujtim i së shkuarës!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot (11 tetor) një vizitë në Dibër. Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Bashkisë, Rahim Spahiu, me të cilin diskutoi mbi projektet dhe sfidat e zhvillimit lokal, promovimin e trashëgimisë dhe potencialet turistike të zonës. Më pas, Presidenti Begaj mori pjesë në përmbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”. Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Begaj e vlerësoi këtë veprimtari si simbol të bashkimit mes shqiptarëve në të gjitha trevat në Diasporë dhe me kontribut në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. “Sonte jemi së bashku këtu, në Peshkopi. Dy qytete, dy shtete, një Dibër. Një kulturë që nuk e ndajnë dot kufijtë. Kjo është një nga arritjet më domethënëse të “Odës Dibrane”. Ajo bashkon shqiptarët e...
Burimi:
javanews.al