BEDINAJ–MUÇA: 5 MLN € GJOBË APO ÇMIM PËR TË DALË NGA PRONA?

BEDINAJ–MUÇA: 5 MLN € GJOBË APO ÇMIM PËR TË DALË NGA PRONA?

Versioni zyrtar i Policisë për përplasjen mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça po përballet me pikëpyetje të forta, ndërsa dalin në dritë elemente që e bëjnë historinë shumë më komplekse sesa një rast i zakonshëm “gjobëvënieje”. Sipas Policisë, Muça, së bashku me persona të tjerë, dyshohet se ka shkuar në hotelin e Bedinajt dhe, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës, i ka kërkuar atij 5 milionë euro, duke i kërkuar gjithashtu të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh. Por menjëherë pas publikimit të këtij versioni nisi të qarkullojë një tjetër tezë. Mbrojtja e Luan Muçës ka mohuar se bëhej fjalë për gjobëvënie, duke pretenduar se dy biznesmenët kishin lënë një takim për të diskutuar dhe sqaruar një mosmarrëveshje që lidhej me një investim në...