Bebe Rexha renditet në Top 50 të Spotify-t, artistja e vetme e pavarur në listë

Bebe Rexha renditet në Top 50 të Spotify-t, artistja e vetme e pavarur në listë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj “New Religion” është renditur në vendin e 35-të në listën e 50 këngëve më të dëgjuara të publikuara nga artistet femra në Spotify, sipas statistikës së shpërndarë nga këngëtarja. E emocionuar nga kjo arritje, Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social X një fotografi të renditjes, duke shprehur krenarinë që projekti i saj gjendet përkrah këngëve të disa prej emrave më të njohur të industrisë muzikore botërore. “Fakti që ‘New Religion’ renditet në vendin e 35-të në listën Top 50 të Spotify-t është vërtet i jashtëzakonshëm”, ka shkruar këngëtarja, duke vënë në pah sfidat me të cilat përballen artistët e pavarur në...