BE vendos rregulla të reja për qiratë ditore: Qytetet mund t’i kufizojnë kur ‘Airbnb’ rëndon krizën e strehimit !

BE vendos rregulla të reja për qiratë ditore: Qytetet mund t’i kufizojnë kur ‘Airbnb’ rëndon krizën e strehimit !

Bashkimi Europian po përgatit rregulla të reja për qiratë afatshkurtra turistike, të ofruara përmes platformave si Airbnb dhe Booking, në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve dhe mungesën e banesave të përballueshme. Propozimi i paraqitur nga Komisioni Europian nuk vendos një ndalim të përgjithshëm në të gjithë BE-në. Ai u jep autoriteteve kombëtare dhe vendore një bazë të përbashkët ligjore për të kufizuar qiratë ditore vetëm në zonat ku provohet se ato po rëndojnë krizën e strehimit. Një zonë mund të konsiderohet nën “presion strehimi” kur çmimi mesatar i një banese është i barabartë me të paktën tetë vite të ardhura të disponueshme për frymë dhe raporti mes çmimeve dhe të ardhurave ka ardhur duke u përkeqësuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Nëse blerja...