BE thyen heshtjen për zhvillimet në Kosovë: Kushtetuesja vendos

BE thyen heshtjen për zhvillimet në Kosovë: Kushtetuesja vendos

Bashkimi Evropian ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re, duke theksuar se çështja e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve i takon Gjykatës Kushtetuese. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja është në dijeni të votimeve të zhvilluara të dielën, më 13 shtator, si dhe të kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ligjshmërisë së konstituimit të institucioneve të reja. “Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, deklaroi zëdhënësi. BE-ja nënvizoi gjithashtu...