BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe të gjitha ambasadat e BE-së do të vazhdojnë të punojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë se diplomatët e huaj duhet të largohen ose të rrezikojnë jetën e tyre. Këtë e deklaroi më ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarína Mathernová. Polonia dhe Estonia thanë gjithashtu se ambasadat e tyre do të qëndrojnë, duke i cilësuar kërcënimet si një përpjekje për të frikësuar Evropën. Ministria e Jashtme ruse veçoi ambasadat që ende punojnë në Kiev dhe zyrtarët e huaj që vazhdojnë të vizitojnë Ukrainën, shkroi Mathernová. Moska pretendoi se nëse diçka u ndodh atyre, përgjegjësia do të ishte e tyre. “Përgjegjësia për sulmet ruse i takon Rusisë! Jo askujt tjetër,” shkroi Mathernová, duke shtuar: “Moska dëshiron të frikësojë Evropën që të...