BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi
Bashkimi Evropian po përgatit rregulla të reja për qiratë afatshkurtra turistike përmes platformave si Airbnb dhe Booking, në përpjekje për të lehtësuar krizën e strehimit. Komisioni Europian ka paraqitur një propozim që u jep autoriteteve kombëtare dhe vendore një bazë të përbashkët ligjore për të kufizuar qiratë ditore. Këto masa do të zbatohen vetëm në zonat ku provohet se banesat turistike po rëndojnë krizën e strehimit dhe çmimet. Sipas rregullave të reja, një zonë do të konsiderohet nën presion të lartë kur blerja e një shtëpie kërkon të paktën tetë ose dhjetë vite të ardhurash. Në këto rajone kritike, qytetet dhe qeveritë do të mund të vendosin kufij për apartamentet turistike apo rregulla më të forta regjistrimi. Megjithatë, Brukseli sqaron se kufizimet nuk do të...
Burimi:
javanews.al