BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim

BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim

Këtë të mërkurë, së bashku me Raportin e Progresit për vendet në procesin e zgjerimit, Komisioni Evropian do të publikojë udhëzime me afate kohore dhe hapa për përfundimin e pranimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian. Sipas të përditshmes kroate Jutarnji List, Komisioni Evropian do të zyrtarizojë faktin se qëllimi i Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027, është i realizueshëm. Komisioni Evropian përmend më tej afatet se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto qëllime nga Tirana zyrtare. Shqipëria, e cila ka bërë përparimin më të madh pas Malit të Zi, ka ende 31 kapituj për të mbyllur. Sipas gazetës kroate shumë diplomatëve të BE-së u duket objektiv tepër ambicioz...