BE përgatitet për zgjerimin, Shqipëria pjesë e paketës së re të Komisionit

BE përgatitet për zgjerimin, Shqipëria pjesë e paketës së re të Komisionit

Zgjerimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian po sjell ndryshime edhe në mënyrën se si Unioni po përgatitet për anëtarët e rinj. Komisioni Evropian ka prezantuar paketën e rishikimit të politikave para zgjerimit, e cila përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipërinë. Dokumenti i miratuar nga Komisioni përcakton hapat që BE-ja duhet të ndërmarrë për t’u përshtatur me një Union më të madh. Në fokus janë politikat, rregullat dhe mekanizmat institucionalë që do të duhet të funksionojnë edhe në kushtet e një zgjerimi të ardhshëm. Komisioni ka analizuar politikat aktuale të BE-së dhe mënyrën se si ato mund të përshtaten me procesin e zgjerimit. Sipas paketës, kuadri i përcaktuar nga traktatet ekzistuese, së bashku me traktatet e ardhshme të anëtarësimit, mund të shërbejë...