BE përgatitet për zgjerimin, çfarë ndryshon për Shqipërinë?
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re politikash që lidhet me përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin e ardhshëm, ku përfshihen edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria. Dokumenti, i bërë publik këtë të martë, përcakton orientimet dhe veprimet që Komisioni i konsideron të nevojshme për përgatitjen e institucioneve dhe politikave të BE-së për një anëtarësim më të gjerë. Në paketë paraqitet një vlerësim i politikave të Bashkimit Evropian në funksion të zgjerimit të ardhshëm. Komisioni analizon mënyrën se si kuadri ekzistues i traktateve, si dhe traktatet e ardhshme të anëtarësimit, mund të përdoren për të përgatitur unionin për përfshirjen e vendeve të reja. Një tjetër element i dokumentit lidhet me mekanizmat mbrojtës që mund të përfshihen në traktatet e ardhshme të...
Burimi:
ntv.al