BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ As Rusia, as Irani, por korrupsioni dhe keqqeverisja

BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ As Rusia, as Irani, por korrupsioni dhe keqqeverisja

BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ As Rusia, as Irani, por korrupsioni dhe keqqeverisja Komisioni Europian rrëzoi interpretimin e Edi Ramës për protestat nme flamingove në qershor dhe ato të studentëve që kulmuan në tetor, duke identifikuar si shkaqe të tyre mungesën e transparencës, korrupsionin, problemet mjedisore dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes, pikërisht ato shqetësime qytetare që kryeministri është përpjekur t’i paraqesë si pjesë të një komploti të organizuar nga forca të errëta, armiq të brendshëm dhe interesa të huaja, ruse apo iraniane. Në progresraportin për Shqipërinë, të publikuar më 4 nëntor, Komisioni Europian i përshkroi protestat që kanë përfshirë vendin që prej majit si një mobilizim qytetar të paprecedentë në dekadat e fundit, duke i lidhur drejtpërdrejt me problemet e qeverisjes. Dallimi është thelbësor me...