BE ndryshon qasjen, Shqipëria mund të integrohet para anëtarësimit?
Komisioni Evropian synon të përshpejtojë integrimin e vendeve kandidate në sektorë të caktuar të Bashkimit Evropian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se kjo qasje nuk synon të zëvendësojë anëtarësimin, por të krijojë një proces gradual integrimi gjatë periudhës së negociatave. Sipas Kos, integrimi gradual do të shërbejë si një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Evropë, duke ruajtur njëkohësisht parimin e anëtarësimit të bazuar në meritë. Komisionerja theksoi se qasja do të mbështetet në dy kushte kryesore: përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Evropian. “Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t’i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian...
Burimi:
ntv.al