BE kërkon kufizime më të rrepta për rrjetet sociale
Komisioni Evropian dëshiron t’u ndalojë fëmijëve nën moshën 13 vjeç përdorimin e platformave të mediave sociale dhe të kufizojë funksione që krijojnë varësi. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet që lidhen me disa platforma të mediave sociale. Nisma synon të ndalojë aksesin në platforma si Facebook, TikTok dhe Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç. “Ajo për të cilën tashmë kemi konsensus është se duhet të ketë një moshë minimale kur fëmijët mund t’u bashkohen mediave sociale”, tha von der Leyen, duke kërkuar “kufizime të përshtatshme për moshën”. Masa vjen pas propozimeve të ngjashme të paraqitura në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Turqi dhe në disa vende evropiane, si përgjigje ndaj shqetësimeve...
Burimi:
kohajone.com