BE jep dritën jeshile për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, konferenca më 13 tetor, Rama: Nis numërimi mbrapsht

BE jep dritën jeshile për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, konferenca më 13 tetor, Rama: Nis numërimi mbrapsht

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqipëria ka marrë miratimin paraprak nga Bashkimi Europian për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale”.  Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER) ka miratuar zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor në Luksemburg, ku pritet të formalizohet ky hap në procesin e integrimit europian. Vendimi ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria mbyll Kapitullin e Katërt, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e...