BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë dhe mbrojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), në një kohë kur institucioni përballet me kërcënime për masa të reja ndëshkuese nga administrata amerikane. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Costa theksoi rëndësinë e mbrojtjes së së drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve që garantojnë zbatimin e saj. “Mbështetja e së drejtës ndërkombëtare nuk është një zgjedhje, por përgjegjësi e jona”, deklaroi Costa, duke përmendur në veçanti Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ai tha se BE-ja synon të mbështesë fuqishëm dhe të mbrojë pavarësinë, integritetin dhe aftësinë e GJPN-së për të përmbushur mandatin e saj. Costa dënoi gjithashtu kërcënimet dhe sulmet ndaj gjykatës, zyrtarëve...