BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të jetë e pranishme në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë pas telefonatës, Von der Leyen bëri të ditur se diskutimi u përqendrua te përpjekjet diplomatike për paqe dhe takimet e planifikuara gjatë kësaj jave në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Diskutuam për përpjekjet e vazhdueshme për paqe dhe bisedimet që do të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi, ku BE-ja do të jetë e pranishme së bashku me partnerët tanë. Pres me padurim takimin me presidentin Zelensky në Dublin më vonë gjatë kësaj jave, si dhe diskutimet me liderët e tjerë për hapat e ardhshëm drejt paqes”, deklaroi ajo. Gjatë konferencës...
Burimi:
javanews.al