BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

Bashkimi Evropian do të investojë 525 milionë euro për të mbështetur startup-et evropiane që projektojnë mikroçipa, për të forcuar industrinë vendase dhe për të reduktuar varësinë nga prodhuesit jashtë Evropës. Sipas mediave të huaja, nisma e re synon të krijojë një gjeneratë kompanish konkurruese në një sektor ku firmat evropiane përfaqësojnë aktualisht më pak se 1% të të ardhurave globale. Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën platformën European Chip Design Platform, e cila do t’u ofrojë kompanive të reja mjete për projektimin e mikroçipave, akses në pronësinë intelektuale dhe kapacitete prodhimi, si dhe grante që mund të arrijnë deri në 16 milionë euro. Nisma është pjesë e Aktit Evropian për Çipat (EU Chips Act) dhe synon të mbështesë veçanërisht startup-et në fazat e para të zhvillimit,...