BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

Komisioni Europian ka paraqitur një udhërrëfyes për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë gjatë vitit 2027, duke përcaktuar një kalendar orientues për mbylljen e 31 kapitujve të mbetur. Dokumenti parashikon që kapitujt të mbyllen në mënyrë të përkohshme në disa faza, me synimin që Shqipëria të arrijë objektivin e shpallur nga autoritetet shqiptare për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Sipas dokumentit, në pjesën e mbetur të vitit 2026 dhe gjatë vitit 2027 do të ndiqet një kalendar me përparësi të ndara në tri faza. Deri në fund të vitit 2026 parashikohet mbyllja e kapitujve që lidhen me pronësinë intelektuale, politikën ekonomike dhe monetare, të drejtën e shoqërive tregtare, peshkimin dhe akuakulturën, rrjetet transeuropiane, si dhe politikën e jashtme dhe të...