Bayerni mendon për Dani Olmon si përforcim në janar, Barcelona i vendos çmimin
25 Shtator 2026 13:30 Alfred Lleshi Bayern Munich rikthehet në gjurmët e Dani Olmos dhe po vlerëson mundësinë e një transferimi që në merkaton e janarit. Barcelona kërkon rreth 70 milionë euro për spanjollin. Klubi bavarez po shqyrton afrimin e Olmos për të përforcuar repartin ofensiv, edhe për shkak të interesimit në rritje të klubeve të tjera për Jamal Musiala dhe Michael Olise. Olmo njihet mirë në Gjermani, pasi para kalimit te Barcelona luajti 4 sezone me RB Leipzig. Barcelona e vlerëson 28-vjeçarin rreth 60 milionë paund, ose afërsisht 70 milionë euro. Olmo iu bashkua Barcelonës në vitin 2024 për rreth 55 milionë euro, pas një periudhe te Leipzig, ku shënoi 29 gola dhe dha 34 asistime. Me fanellën blaugrana ka regjistruar deri tani 20...
Burimi:
telesport.al