Bayern vuan ndaj surprizës së këtij sezoni, por rikthehet te fitorja. Kane e bën “sefte” (video)

Bayern vuan ndaj surprizës së këtij sezoni, por rikthehet te fitorja. Kane e bën “sefte” (video)

13 Shtator 2026 19:30 Telesport Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë, pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Schalke 04. Bavarezët fituan 1-2 ndaj Elversberg, ekip i ngjitur për herë të parë në histori këtë sezon në elitë dhe që kishte fituar në dy javët e para. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një topi në zonë të Ismael Saibari dhe prekjes së Harry Kane, ishte Lennart Karl që shtyu topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë, vendasit barazuan shifrat, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern. Në minutën e 61-të, vendasit barazojnë shifrat 1-1 me një gol spektakolar të Maurice Krattenmacher, i cili dërgoi topin në portën e...