Bayern Munich, “frenon” Hainer: Ka klube me më shumë para se ne, duhet të jemi të zgjuar në merkato
19 Nëntor 2026 12:25 Alfred Lleshi Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka folur për politikën e merkatos së klubit bavarez, duke përjashtuar shpenzimet e çmendura për të siguruar finalen e Champions League në vitin 2028, që do të zhvillohet në “Allianz Arena”. “Arritja e finales së Champions League në stadiumin tonë do të ishte ‘qershia mbi tortë’. Megjithatë, nuk do të investojmë miliona euro vetëm për atë ditë apo për një sezon të vetëm”, – deklaroi Hainer, duke iu referuar mundësisë së një tjetër transferimi me vlerë 100 milionë euro, pas afrimit të Harry Kane në vitin 2023. Kreu i klubit bavarez theksoi se Bayerni duhet ta kompensojë fuqinë më të vogël financiare në raport me disa rivalë europianë përmes zgjedhjeve më të zgjuara...
Burimi:
telesport.al