Bayern kërkon kapitenin e Arsenal, londinezët në ankth dhe nisin bisedimet për zgjatjen e kontratës

Bayern kërkon kapitenin e Arsenal, londinezët në ankth dhe nisin bisedimet për zgjatjen e kontratës

30 Tetor 2026 12:21 Telesport Një kërcënim nga Gjermania kanos Arsenal. Teksa janë duke u zhvilluar negociatat për zgjatjen e kontratës së kapitenit Martin Odegaard, ka dalë në pah interesi i Bayern Munich. Kontrata aktuale e Odegaard skadon në vitin 2028, ndaj klubi londinez ka nisur bisedimet për ta zgjatur atë. Ai synon të shmangë skenarin më të keq: humbjen e lojtarit me parametër zero pas një viti e gjysmë. Sipas ‘Sky Sport DE’, lojtari nuk ka qenë aspak indiferent ndaj kësaj qasjeje nga kampionët e Gjermanisë, ndonëse është i lumtur tek Arsenal. Duket se norvegjezi e imagjinon veten duke veshur fanellën e Bayern në të ardhmen. Drejtuesit e Bayern kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e 27-vjeçarit prej disa vitesh dhe pikërisht këto...