Baton Haxhiu: SPAK është aleat i protestës dhe protesta produkt i saj

Baton Haxhiu: SPAK është aleat i protestës dhe protesta produkt i saj

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar protestën qytetare, duke e lidhur ndikimin e saj me hetimet dhe dosjet e SPAK-ut. Sipas Haxhiut, pakënaqësia e qytetarëve ndaj sistemit është ndërthurur me informacionet që kanë dalë nga hetimet e SPAK-ut, duke krijuar një klimë të re në shoqëri. Ai e cilëson SPAK-un si një “aleat” të protestës dhe argumenton se hetimet e tij kanë ndikuar në krijimin e pakënaqësisë dhe revoltës qytetare. “SPAK-u është aleat i protestës dhe protesta është produkti i saj në një farë mënyre”, u shpreh Haxhiu, duke shtuar se publikimi dhe leximi i dosjeve të hetimeve ka bërë që qytetarët të njihen me raste dhe figura që më parë, sipas tij, konsideroheshin të paprekshme. Sipas analistit, kjo situatë ka prodhuar dy reagime të rëndësishme: frikë...