Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit
Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të studentëve e cila do të mbahet të shtunën, më 24 tetor. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar (SBASH) u kanë bërë apel mësuesve, studentëve dhe pedagogëve që të bashkohen në tubim, në mbrojtje të të drejtave të tyre. SPASH ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestë, e cila nis në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, përfaqësuesit e sindikatës do t’u bashkohen studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, për të shprehur mbështetjen ndaj kërkesave të tyre. Edhe SBASH ka shprehur solidaritet me studentët dhe Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, duke u bërë thirrje mësuesve që...
Burimi:
gijotina.com