Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve konfirmon në detyrë kryebashkiakun socialist të Kuçovës, Kreshnik Hajdarin. Me shumicë votash, KAS votoi në favor të vendimit të kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi i cili konfirmoi gjithashtu në detyrë Hajdarin, duke rrëzuar sërish padinë e ish-kandidatit të koalicionit PD-PL, Lefter Maliqi. Sipas argumentit të Celibashit, dënimi i Kreshnik Hajdarit nga Gjykata është aktualisht i paqenë sepse është kryer me shërbim prove në 150 orë pune komunitare sipas vendimit që caktoi drejtësia. Ndaj dhe nuk ekzistojnë kushtet për ti ndërprerë mandatin e kryebashkiakut. Si precedent për Hajdarin, Celibashi iu referua edhe rastit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Kreshnik Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e...
Burimi:
javanews.al