Bashkia e Durrësit lë në errësirë qytetin/ Ndriçimi publik, problem i pazgjidhur
Bashkia e Durrësit lë në errësirë qytetin/ Ndriçimi publik, problem i pazgjidhur Afrimi i dimrit dhe kalimi në orën dimërore i gjen sërish në errësirë disa rrugë të Durrësit. Në lagjet nr. 16, 17 dhe 18, mungesa e ndriçimit publik vijon të jetë problem për qytetarët, të cilët detyrohen të lëvizin në segmente rrugore ku dritat nuk funksionojnë ose ndriçimi është i pamjaftueshëm. Situata është konstatuar nga Media Amfora gjatë verifikimeve në terren, ku rrugë dhe hapësira të përdorura nga këmbësorët mbeten në errësirë sapo bie mbrëmja. Në lagjen nr. 18, pranë stadiumit “Niko Dovana”, e gjithë rruga është në errësirë, ndërsa dritat e ndërtesave dhe të mjeteve që kalojnë janë e vetmja mënyrë ndriçimi për këmbësorët. Mungesa e ndriçimit publik prek segmente të caktuara...
Burimi:
sot.com.al