Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë për të marrë kontrollin e avionit/ Detaje të reja nga incidenti i Flydubai

Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë për të marrë kontrollin e avionit/ Detaje të reja nga incidenti i Flydubai

Bashkëpiloti i një avioni të kompanisë Flydubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, sulmoi kapitenin me një sëpatë emergjence dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit, kanë bërë të ditur autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve, Hamad Saif al-Shamsi, e përshkroi incidentin si një përpjekje për të kryer një “akt terrorist”, ndërsa tha se hetimi vijon për të përcaktuar rrethanat, motivet dhe çdo lidhje të mundshme të bashkëpilotit. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu provat fizike dhe digjitale. Incidenti ndodhi më 30 shtator në bordin e fluturimit FZ1073, që po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit. Avioni, me rreth 180 persona në bord, pësoi një zbritje të fortë pasi bashkëpiloti dyshohet se sulmoi kapitenin dhe tentoi të merrte kontrollin e tij....