“Bashkë kundër…”/ Berisha ‘bashkon forcat’ me Veliajn për rrëzimin e Ramës?

“Bashkë kundër…”/ Berisha ‘bashkon forcat’ me Veliajn për rrëzimin e Ramës?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me çdo individ apo forcë politike që ka si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti, edhe nëse këta aktorë kanë qëndrime kritike ndaj tij. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha u pyet konkretisht për mundësinë e një bashkëpunimi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai sqaroi se një bashkëpunim i tillë nuk do të ishte mbi bazën e një programi të përbashkët politik, por do të kufizohej te një objektiv i vetëm: largimi i kryeministrit Rama. Berisha përdori gjuhë të ashpër ndaj Veliajt, duke e cilësuar atë si “një të burgosur hajdut”, por theksoi se nuk do të pengonte askënd që të kontribuonte në largimin e qeverisë, edhe nëse vijon ta...