Bardhi “qahet” te Ambasadorja e re e Holandës: Krimi ka kapur shtetin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ku në fokus ishin zhvillimet politike në vend, reformat dhe procesi i integrimit europian. Sipas njoftimit të Bardhit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Grupit Parlamentar të PD-së dhe Ambasadës Holandeze në Tiranë. Bardhi shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar rëndësinë e meritës dhe zbatimit të reformave. Në takim, Bardhi paraqiti edhe shqetësimet e opozitës lidhur me situatën politike në vend. Sipas tij, krimi dhe korrupsioni kanë ndikuar në institucionet shtetërore dhe aktualisht nuk ka garanci të mjaftueshme për...
Burimi:
ntv.al