Bardhi ‘përplas’ Ramën me protestuesit: Fajtorë pa prova, zyrtarët të pafajshëm?
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për studentët që po protestojnë, duke e akuzuar kreun e qeverisë se, në vend që t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve, po zgjedh të sulmojë dhe të diskreditojë protestuesit. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se Rama duhet të kishte verifikuar më parë integritetin e zyrtarëve të emëruar në institucionet shtetërore, duke përfshirë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve publike. Sipas Bardhit, kryeministri ka treguar gatishmëri për të promovuar në poste të larta persona që, sipas tij, kanë lidhje me krimin e organizuar, ndërsa ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që marrin pjesë në protesta përdor akuza që, sipas kreut të grupit parlamentar të...
Burimi:
ntv.al