Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur si problem funksionimin e Kuvendit dhe rolin e opozitës në kontrollin parlamentar, duke e lidhur këtë çështje drejtpërdrejt me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Bardhi deklaroi se integrimi europian nuk duhet të mbetet një proces formal i përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë institucionet. Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të shërbejë vetëm si institucioni që voton ligjet që lidhen me procesin e negociatave, por duhet të kontrollojë zbatimin e tyre dhe veprimtarinë e qeverisë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së akuzoi mazhorancën se gjatë kësaj legjislature i ka mohuar opozitës instrumentet kushtetuese të kontrollit. Bardhi deklaroi se opozita ka paraqitur shtatë...
Burimi:
gijotina.com