Bardhi godet Paketën e Maleve: Ligj antikushtetues, shfuqizojeni

Bardhi godet Paketën e Maleve: Ligj antikushtetues, shfuqizojeni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë sa më shpejt ligjin për “Paketën e Maleve” dhe të vendosë për shfuqizimin e tij. Përmes një reagimi publik, Bardhi e ka cilësuar ligjin si antikushtetues, duke argumentuar se ai cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private. Sipas tij, çështja është dërguar nga Grupi Parlamentar i PD-së në Gjykatën Kushtetuese dhe tashmë pritet një vendimmarrje nga ky institucion. Bardhi ka ngritur gjithashtu kritika ndaj vendimmarrjes së vitit 2024 për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Ai e ka lidhur atë vendim me zhvillimet e mëvonshme në territor, duke përmendur edhe situatën në Zvërnec dhe debatin e krijuar rreth projekteve në zonat e mbrojtura....