Barcelona rifiton Raphinha, kapiteni është rikuperuar 100%. Lajme të mira edhe për De Jong

Barcelona rifiton Raphinha, kapiteni është rikuperuar 100%. Lajme të mira edhe për De Jong

15 Tetor 2026 13:59 Alfred Lleshi Raphinha është gati të rikthehet dhe Barcelona rimerr një nga armët e saj më të rëndësishme në fazën më delikate të sezonit. Sulmuesi brazilian u stërvit rregullisht me grupin të enjten dhe do të jetë në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e kampionatit kundër Betis, si dhe për sfidat e ardhshme me PSG-në në Champions League dhe Real Madridin në La Liga. Rikthimi u planifikua me kujdes nga lojtari dhe trajneri, të cilët vendosën të mos rrezikonin në ndeshjet kundër Getafe dhe Galatasaray, edhe pse Raphinha ishte rikuperuar. Synimi ishte shmangia e një tjetër dëmtimi, pasi sezonin e kaluar rikthimi i parakohshëm i kushtoi brazilianit dy dëmtime të tjera. Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i La...