Barcelona punon për rinovimet e dy talenteve të ardhur nga akademia dhe po befasojnë këtë sezon
16 Tetor 2026 14:00 Telesport Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, skuadra e Barcelona është gati të përshpejtojë bisedimet për rinovimin e kontratave të Gerard Martín dhe Brian Fariñas. Klubi katalanas po u jep përparësi zgjatjes së kontratave për lojtarët kyç dhe talentet e reja, duke i konsideruar ata si elemente qendrore të projektit afatgjatë të klubit. Ndërsa është bërë përparim i dukshëm në marrëveshjet e reja për Raphinha, Xavi Espart dhe Marc Bernal, klubi “blaugrana” ka shtuar dy emra të tjerë prioritarë në axhendën e tij. Duke qenë se kontratat e Martín dhe Fariñas skadojnë në vitin 2028, drejtori sportiv Deco synon të sigurojë të ardhmen e tyre para verës së ardhshme. Gerard Martín është bërë një pjesë thelbësore e mbrojtjes së Hansi Flick...
Burimi:
telesport.al