Barcelona nuk heq dorë nga Bastoni, paralajmërohet një tjetër tentativë në janar
30 Tetor 2026 12:08 Alfred Lleshi Barcelona rikthehet në garë për Alessandro Bastoni. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas mund të provojë sërish transferimin e mbrojtësit të Interit që në merkaton e janarit, pasi tentativa e vitit të kaluar nuk pati sukses. Drejtori sportiv Deco po kërkon përforcime të nivelit të lartë për repartin e mbrojtjes. Bastoni vlerësohet prej kohësh në Barcelonë dhe, megjithëse ndihet si në shtëpi tek Interi, thuhet se do të ishte i gatshëm ta dëgjonte ofertën nga një klub i përmasave të gjigantit katalanas. Nga ana tjetër, Interi e ka konsideruar gjithmonë mbrojtësin italian të paprekshëm, si në deklarata, ashtu edhe në qëndrimin e klubit. Bastoni ndihet i rëndësishëm në Milano, ndaj largimi i tij, veçanërisht në mes të sezonit, duket i...
Burimi:
telesport.al