Barcelona i bën një kërkesë të rëndësishme La Ligës, në lidhje me “El Clasico”-n
3 Tetor 2026 19:29 Telesport Në prag të “El Clasico”-s së nesërme ndaj Real Madridit për femra, Barcelona po mban kontakte të vazhdueshme me Shoqatën e ligës spanjolle të futbollit për të monitoruar situatën e motit. Sipas Sport, Barcelona ka kërkuar që ndeshja të shtyhet për në orën 19:00 për arsye organizative. Klubi dëshiron të ketë kohë të mjaftueshme për të garantuar që ndeshja të zhvillohet në kushtet më të mira të mundshme. Zyrtarët e klubit katalanas po ndjekin nga afër kushtet atmosferike në Katalonjë, pasi parashikimet tregojnë për një përkeqësim të motit gjatë pasdites dhe deri në orët e para të së dielës. Përsa i përket sfidës, Barcelona kryeson renditjen me 15 pikë të plota pas pesë javëve të para. Real Madrid ndjek në...
Burimi:
telesport.al