Barcelona humbi, por Lamine Yamal kishte një arsye të fortë për të shënuar patjetër ndaj PSG-së
21 Tetor 2026 19:04 Telesport Barcelona pësoi humbjen e parë për këtë sezon, pasi u mund 4-2 nga PSG në “Parc des Princes”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve. Pavarësisht humbjes, Lamine Yamal la gjurmët e tij në këtë përballje, ku shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e tij të 13-të në Champions League, duke barazuar rekordin e Kylian Mbappe për numrin më të madh të golave të shënuar nga një adoleshent në këtë kompeticion. Edhe pse rezultati ishte zhgënjyes për Barcelonën, goli i Yamal forcon edhe më tej statusin e tij si një nga talentet elitare të futbollit evropian. Erling Haaland renditet i treti në listën historike, pasi shënoi 10 gola në Champions...
Burimi:
telesport.al