Banorët e Novoselës në alarm nga erozioni i Vjosës, rreziku i përmbytjeve në prag të reshjeve
Lumi Vjosë vijon të përbëjë një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Novoselë. Me afrimin e sezonit të reshjeve intensive, frika nga përmbytjet dhe avancimi i erozionit është rikthyer edhe një herë mes banorëve të kësaj zone. Dalja e lumit nga shtrati në periudha me reshje të dendura ka shkaktuar ndër vite përmbytjen e banesave, dëmtimin e tokave bujqësore dhe marrjen e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës nga rrjedha e Vjosës. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi, sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje, deri më tani nuk janë marrë masa konkrete për ndërtimin e pritave apo vendosjen e strukturave mbrojtëse përgjatë lumit. Përveç rrezikut që u kanoset banesave gjatë prurjeve të mëdha, shqetësimi kryesor mbetet erozioni, i cili vit pas viti po...
Burimi:
syri.net