Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe Durrës. Ndryshimet vijnë në kushtet e situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit, me synimin për të garantuar sigurinë e klientëve dhe punonjësve, si dhe vijimësinë e shërbimeve bankare. Sipas njoftimeve të publikuara për datën 19 tetor, disa banka kanë zgjedhur të mbyllin përkohësisht një pjesë të degëve, ndërsa të tjera kanë përshtatur oraret e punës, duke orientuar klientët drejt pikave alternative dhe shërbimeve elektronike. Banka Kombëtare Tregtare ka njoftuar se 12 degë në kryeqytet nuk do të ofrojnë shërbime gjatë kësaj të hëne. Kufizimet përfshijnë pika në Rrugën e Durrësit, Myslym Shyri, Stacionin e Trenit, Don Bosko dhe zona të...
Burimi:
javanews.al