Banka Botërore financon përgatitjen e projektit të ri për zhvillimin e ekosistemit turistik në Shqipëri
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e grantit nr. TF0D2226 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Marrëveshja parashikon dhënien e një granti që do të përdoret për përgatitjen e projektit, duke financuar fazën paraprake të tij. Kjo fazë përfshin hartimin dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit të zhvillimit të integruar të ekosistemit turistik. Vendimi i plotë V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF0D2226, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT...
Burimi:
kohajone.com