Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit
Të gjithë qytetarët që disponojnë banesa pa dokumente pronësie, do të kontaktohen fizikisht me qëllim që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike të krijuar ndër vite. Specialistët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë nisur në terren verifikimin “derë më derë” të banesave pa dokumentacion, duke nisur nga Palasa dhe më tej duke vijuar në të gjithë Shqipërinë. Procesi është organizuar në një qasje të re, përmes verifikimit në terren, pavarësisht nëse qytetarët kanë aplikuar apo jo në Kadastër për të marrë certifikatën e pronësisë. Procesi do të nisë fillimisht me fshatrat e Shqipërisë, ku problematikat janë më të mëdha dhe më pas do të vijohet edhe me qytetet. Punonjësit e Kadastrës do të bëjnë matjet, do të saktësojnë dokumentacionin dhe për çdo rast që plotësohen kriteret...
Burimi:
javanews.al