Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Pesë shtetase të huaja janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira ditore, ndërsa aktiviteti reklamohej edhe në rrjetet sociale. Operacioni i koduar “Last meeting” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas punës operative dhe monitorimit të hapësirës digjitale me qëllim identifikimin e rasteve të reklamimit të kësaj veprimtarie. Sipas Policisë së Tiranës, aktiviteti zhvillohej në tre apartamente të ndodhura në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”. Në pranga kanë rënë tre shtetase vietnameze, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, si dhe dy shtetase kineze, L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një shtetas vietnamez, T. T.,...