Banalizimi i protestës dhe elita e vjetër politike

Banalizimi i protestës dhe elita e vjetër politike

Nga Skënder Minxhozi/   Që një politikan të qëndrojë tre dekada e gjysëm në majë të politikës aktive e më pas të bëjë një udhetim në SHBA e të thotë “u rinova, fillojmë nga e para”, kjo është një ironi e hidhur e dëshpëruese, fryt dhe produkt i një ambjenti pa rregulla e semaforë si Shqipëria. Udhëtimi i fundit i Sali Berishës në Amerikë është kthyer në një objekt humori, më shumë sesa në një mision të pamundur rikthimi. Megjithatë brenda kësaj fabule që të bën të qeshësh ka diçka serioze, e cila prek fenomenin e jo vetëm ngjarjen konkrete. Kemi thënë deri në lodhje gjatë tranzicionit se në këtë vend asgjë nuk zhduket, por vetëm riciklohet. I përshtaten kësaj logjike të gjithë liderët e...