“Ballkani takohet në Trieste”, ministri, Ferit Hoxha: Zgjerimi është forca e Evropës

“Ballkani takohet në Trieste”, ministri, Ferit Hoxha: Zgjerimi është forca e Evropës

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ishte një ndër folësit kryesor në konferencën “Ballkani takohet në Trieste” organizuar sot nga agjencia e lajmeve italiane, ANSA në kuadër të Asamblesë së 34-t të Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore (ABNA-SE) në bashkëpunim me Rajonin Friuli Venezia Giulia dhe Nismën e Evropës Qendrore (CEI). Komunikimi strategjik lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe lufta kundër dezinformimit, janë dy temat themelore të kësaj Konference me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të CEI-së, OSBE-së, drejtuesve të agjencive të lajmeve nga 12 vende, anëtare të ABNA-SE, mes të cilëve edhe drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare të medieve, zyrtarë të lartë të pushtetit vendor në...