Balliu: Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, tregon se sa seriozisht i ka  mazhoranca çeshtjet kombeatre

Balliu: Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, tregon se sa seriozisht i ka mazhoranca çeshtjet kombeatre

Nga foltorja e Kuvendit, Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, akuzoi ashoer mazhorancen   për mos votimin e rezolutës që njeh gjenocidin serb në Kosovë. Balliu deklaroi se “aktet janë ato që bëjnë diferencën” dhe akuzoi qeverinë për qëndrime në kundërshtim me interesin kombëtar, duke përmendur edhe raportet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.  Deklarata e plote:  Deklarata ishte një akt pozitiv, por janë aktet ato që bëjnë diferencën. Në deklarata mund të thuhen shumë gjëra, ndërsa akti mbetet dhe tregon qëndrimin e vërtetë. Dhe fakti është se kjo mazhorancë nuk e votoi rezolutën që njeh gjenocidin serb në Kosovë. Pse ka rëndësi kjo çështje? Aleksandër Vuçiçi, në çdo kancelari të botës, deklaron se nuk kanë ekzistuar krime serbe ndaj shqiptarëve dhe se nuk ka pasur gjenocid serb...