Balla vendos “ultimatum”: Reforma zgjedhore do vijojë përpara me ose pa opozitën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike, duke deklaruar se mazhoranca do të vijojë procesin për përmbylljen e reformës, edhe nëse opozita nuk rikthehet në tryezë. Balla bëri të ditur se afati i vendosur për përfundimin e punës së komisionit është 30 nëntori. Ai akuzoi Partinë Demokratike se po përdor bojkotin për të penguar procesin, ndërsa kërkoi që propozimet e opozitës të paraqiten dhe të diskutohen brenda komisionit. “Kush e bojkotoi komisionin? E bojkotuan ata! Komisioni nuk ka pse të ndërpritet. Nuk ke pse e lë vendin duke abuzuar me një të drejtë, si ajo e vetos. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision. Të diskutohen, por bojkoti...
Burimi:
ntv.al