Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla e cilësoi reformën në drejtësi një nga dëshmitë më domethënëse të përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë, ai tha se ndryshimet kushtetuese dhe institucionet e krijuara prej reformës i kanë dhënë sistemit të drejtësisë mundësinë të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të gjykojë edhe zyrtarë të niveleve të larta. Sipas Ballës, sfida e Shqipërisë para reformës nuk ishte vetëm korrupsioni, por edhe mungesa e institucioneve të pavarura e të fuqishme për ta luftuar atë. Ai tha se sistemi i mëparshëm nuk kishte kapacitetin e nevojshëm për të vepruar kur dyshimet përfshinin individë me pushtet politik ose publik. “Tani Shqipëria ka institucione të drejtësisë me...