Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është në New York me gjeneralin amerikan Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtues i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 në mbrojtje të popullsisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen e tij ndaj Clark për rolin vendimtar që pati gjatë ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, si dhe për qëndrimet e tij në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës. “Ia shtrëngova dorën fort me dy herë mirënjohje këtij burri të veçantë. Wesley Clark ishte Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të...