Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi prokurorin e Tiranës, i cili nuk dërgoi në gjykatë çështjen për ngjarjet e dhunshme gjatë protestave, ku iu vu zjarri disa institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se prokurori ka lidhje politike me anëtarë të grupit demokrat dhe i bëri apel Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. “Por ajo që bëri një prokuror i Tiranës, i cili dihet për lidhje politike me anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike… Kur vihet zjarr në gjykatë të lartë, kur vihet zjarr në të gjitha ministritë, mbi bankën e Shqipërisë dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë unë nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo jo. Shpresoj që të...