Balla sulmon Berishën për Thaçin: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së

Balla sulmon Berishën për Thaçin: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi në Kuvend Sali Berishën se ka mbajtur qëndrime kundër Hashim Thaçit dhe se ka takuar Konstantin Kosachev, politikanin rus që sipas Ballës ka hartuar raportin që i parapriu procesit për krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës. Duke folur pas deklaratës së përbashkët të Kuvendit për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Balla vlerësoi dakordësinë mes forcave politike, por kritikoi deklaratat e opozitës gjatë debatit. Sipas Ballës, kryeministri Edi Rama ka qenë ndër politikanët shqiptarë që ka bërë përpjekje më të mëdha për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe për të kundërshtuar akuzat ndaj tyre. “Në ka një ndër ne 140 deputetët e Kuvendit që ka luftuar më shumë për pafajësinë...